Pas kaosit të krijuar mbrëmjen e kaluar me bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit, protestuesit tërhiqen sërish nga përshkallëzimi. Protesta e 103 ishte e qetë dhe itinerari i zakonshëm, nga sheshi Skënderbej te Kryeministria. Nga bulevardi u dëgjua e njëjta thirrje: largimi i gjithë klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore.