Në ditën e 100, protestuesit të kapur dorë për dore rrethuan në mënyrë simbolike Kryeministrinë. Ata marshuan rreth e qark godinës qeveritare, me thirrjen që mbetet e njëjtë prej 100 ditësh: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike. Të martën pikëtakim i protestës do të jetë Kuvendi, me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Thirrja e organizatorëve ishte për t’u bashkuar sa më shumë në shesh. Nga sheshi i protestës nuk munguan sërish thirrjet për përshkallëzim. Protestuesit marshuan edhe mbrëmjen e 100 në rrugët e kryeqytetit, duke u ndalur edhe te Drejtoria e Policisë, me thirrjet kundër politikës.