Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” për ditën e 10-të të protestës kundër projektit në Zvërnec. Gjatë grumbullimit, organizatorët u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve të sjellin sa më shumë flamuj amerikanë, duke e cilësuar këtë si një mesazh simbolik në mbështetje të kauzës së tyre. Protestuesit kanë vijuar të shprehin kundërshtimin ndaj investimit në Zvërnec përmes pankartave, fjalimeve dhe thirrjeve publike.