Top Channel/ Dita Botërore e Autizmit, sfidat ende të mëdha!Gjithçka nis me pranimin e problematikës
02/04/2024 19:53

Gati 75 milionë njerëz kanë çrregullimi të spektrit të autizmit, ose 1% e popullatës së botës. Shifrat zyrtare thonë se 1 në 100 fëmijë lindin me çrregullime të spektrit të autizmit. “Sidomos tre katër vitet e fundit pas pandemisë, ka gjithnjë e më shumë fëmijë që po shfaqin çrregullime të spektrit të autizmit. Nuk kemi të dhëna të sakta përsa i përket Shqipërisë, por mendohet që çrregullimet e spektrit të autizmit të jenë edhe në Shqipëri në 1%, 1 deri në 2, në 100 individë”-shprehet Migena Kika, neuropediatre. Ky është Muenis, 20-vjeçari me spektër autizmi. “Emri i djalit tim do të thotë i këndshëm, i dashur dhe i shoqërueshëm. E zbulova që është me autizëm që në moshën 2 vjeçare. Pas një temperature të lartë që bëri në mënyrë sistematike, sigurisht që u tronditëm, por nuk u dorëzuam. Kjo është shumë e rëndësishme, të mos dorëzohesh dhe të bëhesh luftarake”-shprehet Brixhida Muça, nëna e Muenis. E shkolluar për drejtësi në Egjipt dhe Jordani, Brixhida sot drejton një qendër për adoleshentë me autizëm, ku shërbimet janë falas. “Unë kam dal përtej dhimbjes, ose përpjekjeve të mia për tu bërë zë i gjithë atyre nënave të cilat nuk kanë mundësinë dhe fuqinë për të dalë publikisht. Për këtë kam hapur edhe një qendër për adoleshentët me spektrin e autizmit që është e para në Shqipëri. Në këtë ditë sot në Shqipëri ku zëri ngrihet fuqishëm në të gjithë botën, lusim të krijohen sa më shumë mundësi për këta adoleshentë që të aftësohen dhe të kenë një rezidencë ku të rrinë kur mos t’i kenë më prindërit. Kjo është ajo që na dhemb ne prindërve me fëmijë autik, ku do t’i lëmë këta fëmijë. Kush do kujdeset për ta pas nesh?”-u shpreh nëna e Muenis.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16