Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë në Grupin Parlamentar të PS-së për të diskutuar mbi procesin e Integrimit Europian dhe për Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen-Sundimi e Ligjit- Antikorrupsionin. Për rekomandimet e BE-së për Integrimin në Union, Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se duhet të punojnë si një skuadër kombëtare, dhe pse sipas tij, ka ‘lojtarë’ që do marrin raport apo ‘do ua hedhin’ shokëve.