E diela përgjaku rrugët në Qarkun e Elbasanit duke shënuar brenda pak orësh dy aksidente të rënda me pasojë vdekjen dhe plagosjen e këmbësorëve. Në orët e pasdites në aksin rrugor Qafë Thanë–Elbasan një 31 vjeçar përplasi për vdekje një grua 64 vjece, e cila kalonte rrugën si këmbësore. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit 31 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.