Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi një ceremoni me rastin e diplomimit të 500 studentëve të ciklit master. Studentët patën mundësinë të marrin këshilla të vyera nga drejtuesit e universitetit dhe pedagogët e tyre, por edhe nga një prej motivuesve më të mirë në Shqipëri, presidentit të Agna Group, Vasil Naçi. Presidenti i UET Selami Xhepa e cilësoi një ceremoni e veçantë sepse studentët takohen pas një kohe të gjatë ku mësimi u zhvillua online.