Gratë dominojnë universitetet dhe arsimin, por vazhdojnë të jenë më pak të pranishme në tregun e punës, paguhen më pak dhe mbajnë peshën kryesore të punëve të shtëpisë. Kjo është tabloja që jep publikimi më i fundit i INSTAT, “Gratë dhe Burrat në Shqipëri 2026”. Në fund të vitit 2025, Shqipëria kishte rreth 2 milionë e 336 mijë banorë: 50,6 për qind gra dhe 49,4 për qind burra.