Top Channel/ Dimër në mes të verës! Mot ekstrem në Spanjë, breshër dhe stuhi të forta
07/07/2023 18:33

Një pjesë e konsiderueshme e Spanjës po përjeton dimër në mes të verës, pasi moti i keq me breshër dhe stuhi ka përfshirë disa provinca. Reshjet e forta që përfshinë provincën e Zaragozës dhe kryeqytetin, shkaktuan përmbytje të mëdha me rrugët dhe autostradat u kthyen në lumenj. Mediat spanjolle raportojnë se në më pak se një orë, janë regjistruar reshje deri në 54 litra për metër katror. Niveli i ujit gjatë vërshimeve ka qenë tepër i lartë, duke detyruar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të dalin në terren për të nxjerrë qytetarët e bllokuar në automjetet e tyre. Autoritetet spanjolle po mbajnë në fuqi nivelin e alarmit portokalli për provincën e Zaragozës, për shkak të parashikimeve për reshje të tjera të dendura shiu, breshëri, por edhe për shkak të erërave të forta. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por deri më tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Jo vetëm Spanja por edhe shumë vende të tjera janë përballur me mot ekstrem jo të përshtatshëm për stinën, të cilat kanë ndodhur për shkak të ngrohjes globale. Stuhitë e forta, së bashku me format e tjera të motit ekstrem, po bëhen më të shpeshta në Evropë si rezultat i ndryshimeve klimatike, ku sipas një raporti të zbuluar së fundmi u paralajmërua se kontinenti duhet të përgatitet për fenomene më ekstreme të motit.

Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00
Top Channel/ Kërcënimi i Trump, BE vendim urgjent, nxjerr 100 milionë fuçi nafte nga rezervat
02/10 19:57
Top News-Kroacia i tregon ‘muskujt’ Serbisë: Kemi një përgjigje për raketat supersonike të Beogradit
02/10 18:30
Top News – Rihap strehimet e Luftës së Ftohtë / Polonia në alarm, Rusia intensifikon sulmet
02/10 15:28
Top News – Do thajë katër liqene akullnajore / Frikë nga tragjedia e radhës, Nepali merr masa
02/10 15:27
Top News – Gjermania krijon një regjiment dronësh / Do të ketë 600 ushtarë, njësi e specializuar
02/10 15:26
Top News – Inflacioni në Eurozonë ngrihet në qiell / Niveli më i lartë në tre vjet, 3.8% në shtator
02/10 15:23
Top News- Treg i përbashkët mes 9 shteteve/ Brukseli propozim të ri për vendet kandidate të BE
02/10 15:13
Top News – Putin fillon të hedhë në erë urat / Trafiku në Kiev në kaos, sulme të egra me dronë
02/10 15:05
Top News – Avionët luftarakë që do sulmojnë Kinën / Vijnë F16-at, Tajvani përgatitet për luftë
02/10 14:08
Top News – Aston Martin, ‘kthesë financiare’ / Makina elektrike nuk vjen brenda kësaj dekade
02/10 13:34
Top News – Ariu i hidhet përpara makinës / Pamjet nga kamera e automjetit, ndahen nga policia
02/10 13:33
Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10 13:32
Top News – BQE nën presion. Inflacioni në Eurozonë rritet mbi pritshmëritë
02/10 13:04
Top Channel/ Gjermania, presion BE-së për Ballkanin: “ Nuk i kemi përmbushur premtimet”!
02/10 11:53