Top Channel/ “Dil të flasim”, detajet tronditëse nga vrasja e shqiptarit ne Itali, konflikti për…
04/08/2026 20:17

Një konflikt i nisur për motive xhelozie ka përfunduar në tragjedi në Vescovato të Kremonës të Italisë, ku një 24-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u godit me thikë në fyt. Sipas mediave italiane, viktima është Nurian Dalipaj, ndërsa autori i dyshuar është Mattia Miraglia, 32 vjeç, i cili është arrestuar dhe po hetohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Ngjarja nisi mbrëmjen e së dielës në një bar në Kremona, ku Miraglia pa ish-të dashurën e tij duke biseduar me Dalipajn. Pas një debati dhe një përleshjeje të shkurtër jashtë lokalit, 32-vjeçari u largua drejt banesës së tij në Vescovato. Sipas mediave të huaja, konflikti nuk përfundoi aty. Pak më vonë, Nurian Dalipaj dhe dy vëllezërit e tij shkuan pranë banesës së Miraglias, ku situata degjeneroi sërish në përplasje fizike. Dyshohet se 32-vjeçari doli nga banesa i pajisur me një thikë kuzhine dhe, gjatë sherrit, goditi me thikë në fyt 24-vjeçarin shqiptar, duke i shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në spital, Dalipaj nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në duart e mjekëve. Gjatë konfliktit mbeti i plagosur rëndë edhe vëllai 20-vjeçar i viktimës, i cili u dërgua në terapi intensive, ndërsa autori i dyshuar pësoi një dëmtim në dorë dhe ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore në spitalin Maggiore. Sipas dëshmive të banorëve dhe personave që njihnin palët e përfshira, përplasja mes tyre kishte nisur më herët dhe dyshohet se lidhej me ish-partneren e 32-vjeçarit. Hetuesit po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përcaktuar saktësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e secilit person të përfshirë. Krimi ka tronditur komunitetin e vogël të Vescovatos, ndërsa autoritetet italiane vijojnë punën për zbardhjen e plotë të vrasjes.

Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49