Top Channel/ Dikush e mbrojti nga lart: bie nga shkëmbi, turistin e shpëton dallga poshtë!
03/05/2021 11:53

Një turist 28 vjecar i shpëtoi për fije vdekje në Dorset në Anglisë. I riu ishte duke bërë 'selfie' mbi një shkëmb 36 metra të lartë, por papritur humbi ekuilibrin dhe ra. Ai do të ishte copëtuar, sipas ekipeve të shpëtimit, nëse në ato momente nuk përplasej në bregun e thepisur një dallgë madhe, e cila e mbrojti duke bërë që nga i gjithë ky incident i frikshëm, 28-vjeçari të dilte vetëm me disa plagë të lehta. Pesë shokët që ishin me të kishin parë të tmerruar sesi i riu rrëshqiti e u rrëzua, ndërsa gjithçka ndodhi aq shpejt saqë ata nuk mundën të bënin dot asgjë për ta ndihmuar. Disa persona që ishin rrotull duke lundruar me kajak e panë skenën dhe u nisën menjëherë drejt vendit ku ra turisti. Ata e ndihmuan të dilte në breg e i dhanë aty ndihmën e parë, megjithëse ai më shumë dukej i tronditur sesa i lënduar. Për çudinë e madhe të tyre, 28-vjecari ishte në gjendje të ngrihej e të ecte vetë dhe tha se nga rënia kishte vetëm disa gërvitshtje e goditje në trup. Ekipet e ndihmës së shpejtë që mbërritën pa vonesë në vendngjarje e dërguan sidoqoftë në spital për kontroll, të habitur edhe ata vetë sesi i riu kishte arritur t’i mbijetonte një rënieje të tillë.

Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20