Top Channel/ Dikur njerëz të afërt të Berishës, cilët janë 4 ish-ministrat e PD që “i bleu” Rama
13/03/2024 21:49

Partia Socialiste ka gati propozimet e saj për Reformën Zgjedhore pavarësisht nëse do t’a miratojë me Rithemelimin apo jo. Por ajo që ra në sy sot ishte fakti që një nga dy ekspertët e PS-së në krye të kësaj reforme, ishte ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Viktor Gumi. Prej kohësh i larguar nga politika, por prezent brenda saj përmes propozimeve në emër të institucioeneve ndërkombëtare, emri i Gumit u shfaq sot në krah të atij të Eridian Salianjit, një eksponent i rëndësishëm në fushën zgjedhore për Partinë Socialiste. Viktor Gumi nuk është i pari ish-ministër demokrat që “tradhëton” partinë e tij për tu bashkuar me socialistët. Më herët, të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe ish-ministra dhe ish-bashkëpunëtorë të rëndësishëm të Sali Berishës dhe kupolës së demokratëve. I pari që “e theu” tabunë ishte Ridvan Bode, ish ministër i Financave për 8 vjet dhe ish sekretar i përgjithshëm i PD-së. Pasi u la jashtë listave të vitit 2017 nga Lulzim Basha, ai pranoi një propozim të PS-së për të shkuar si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të njëjtën gjë bëri edhe Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit që pasi ngeli jashtë Kuvendit në vitin 2017, shfrytëzoi kredencialet e saj te kryeministri Rama për të marrë prej tij mbështetjen dhe lobimin për t’u zgjedhur sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. I fundit që “u dorëzua” ishte ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, i cili mbeti jashtë Kuvendit në vitin 2013. Pas një sërë angazhimesh si ekspert i pavarur i reformës zgjedhore, ai pranoi propozimin për t’u zgjedhur si përfaqësues i PS-së në Komisionin e Ankimemeve dhe Sanksioneve.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58