Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një turp kombëtar protestën që po mbahet për disa ditë radhazi nga mijëra shqiptarë për ngritjen e çmimeve. Në takimin me pensionistët për paketën e Rezistencës Sociale, Rama tha se kjo qeveri ka dëgjuar çdo protestë që është mbajtur deri më tani, ku përmendi protestat studentore apo për armët kimike.