Një banesë ku jetoni dy të moshuar është përfshirë nga flakët në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje. Zjarri ka rënë rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës. Sapo ka hapur derën flakët janë përpapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.