Një tjetër makinë ka marrë flakë pak çaste më parë në rrugën për në fshatin Kaninë. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në makinën tip “Mercedes”, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve të Vlorës ka shuar flakët dhe makina nuk është djegur totalisht si ajo në autostradë në orët e para te ditës së sotme. Policia po merr në pyetje drejtuesin e automjetit tip “Mercedes”.