Digjet një banesë dykatëshe në Fiershegan. Banesa është në pronësi të Qani Muratit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një kondicioner, i cili ka shpërthyer në flakë në katin e parë. Më pas, flakët janë përhapur, duke përfshirë edhe katin e dytë të banesës. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të të gjitha vatrave të zjarrit.