Një 74-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen “Çlirim” të Fierit. Viktima është identifikuar si Flamur Braçe, 74 vjeç, i cili mësohet se jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar. Ndërsa shkaqet e zjarrit në banesën e të moshuarit janë ende të paqarta, mësohet se për shuarjen e tyre në vendngjarje mbërritën tre automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe kontrollin e situatës, por pa mundur t’i vinin dot në ndihmë 74-vjecarit të paralizuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarrit.