Dy të moshuar janë djegur në banesën e tyre në një fshat të Gjirokastrës. Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti ishin të moshës 87 dhe 83 vjeç. Mendohet se shkak për zjarrin në banesën e tyre në fshatin Hllomo të Dropullit të jetë bërë oxhaku i shtëpisë pasi fshati kishte disa ditë pa energji elektrike.