Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, teksa vala e të nxehtit nuk jep shenja tërheqjeje. Në Portugalinë veriore, një pilot humbi jetën pasi avioni i tij cistern u rrëzua në zonën Foz Coa, pranë kufirit spanjoll.Zjarret po shkatërrojnë zonat e rajonit Gironde të Francës, ku më shumë se 12,000 njerëz janë evakuuar.