Një makinë tip “Ford” u përfshi nga flakët teksa ishte në ecje në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Si pasojë e flakëve, makina u dogj pjesërisht ndërsa nuk pati persona të lënduar. Kjo pasi drejtuesja 42-vjeçare arriti të dilte në kohë jashtë mjetit pasi konstatoi zjarrin. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak u bë një defekt në automjet. Ndërkohë një grup hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.