Një automjet tip fuoristradë, i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës. Pas alarmit për zjarr, në zonë kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat e Policisë dhe grupi hetimor.