Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes. Zjarr është fikur nga zjarrfikësit duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.