Kanadaja po përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të angazhojnë ushtrinë për evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara. Forcat e Armatosura kanadeze kanë nisur një operacion për evakuimin me avion të rreth 600 banorëve të komunitetit të izoluar Fort Hope, në veriperëndim të Ontarios, ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.