Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në disa rajone të vendit dhe në veri të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet amerikane kanë lëshuar alarme për cilësinë e ajrit në disa shtete, duke u bërë thirrje banorëve të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura.