Japonia po “shkrin” në temperatura përvëluese: vendi ësahtë duke u përballur me valën më të madhe të të nxehtit në gati 150 vjetët e fundit, e autoritetet janë në panik. Termometri në Tokio shënoi mbi 35 gradë Celsius për të pestën ditë me radhë, duke e bërë këtë krizën më të rëndë të motit të nxehtë në muajin qershor, prej nisjes së regjistrimit të këtyre të dhënave më 1875.