Top Channel/ Digjet Hollywood, kryebashkiakja nën akuzë se shkurtoi fondet për zjarrfikësit
09/01/2025 23:15

Pentagoni ka dërguar avion ushtarak për të ndihmuar zjarrfikësit e Los Anxhelosit të luftojnë zjarret masive që kanë përfshirë qytetin. Numri i të vdekurve është të paktën pesë. Pas një gjendje të jashtëzakonshme për Los Anxhelosin, Joe Biden miratoi një deklaratë të fatkeqësisë së madhe në Kaliforni dhe urdhëroi ndihmë të re federale. Më shumë se 180,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen, përfshirë banorët e Hollivudit, dhe 200,000 të tjerë janë paralajmëruar se duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Yje të shumtë të filmave dhe argëtimit kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret. “Sunset Bulevard”, rruga e famshme në West Hollywood, është rrënuar pasi zjarret e shkatërruan atë. Kështu shkruan media lokale. Banorët raportuan se kishin parë banka, bare dhe supermarkete që kishin frekuentuar për dekada të tëra të shkatërruara plotësisht. Ndërkohë, kryebashkiakja e Los Anxhelosit, Karen Bass, është në qendër të akuzave, pasi ka qenë jashtë vendit, në Ganë, ndërkohë që zjarret u ndezën dhe u kthye vetëm të mërkurën. Por polemikat dhe kritikat nga banorët kanë të bëjnë mbi të gjitha me vendimin e saj - në një qytet të prirur ndaj zjarreve - për të shkurtuar fondet nga Departamenti i Zjarrfikësve me 17.6 milionë dollarë dhe për t'ua ndarë ato para të pastrehëve. Ndërsa zjarri vazhdon të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar në Perëndimin e Los Anxhelosit, shtëpia e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Brentwood është vendosur gjithashtu nën një urdhër evakuimi.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30