Një banesë është shkrumbuar thuajse plotësisht nga flakët mesditën e kësaj të premteje në lagjen “Sheq i Madh” në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe, pas ndërhyrjes, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera, të cilat ndodheshin shumë pranë shtëpisë që u përfshi nga flakët.