Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëvem, pritet të sjellë temperature 40 gradë Celsius, që nuk janë fort të zakonta për qershorin. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia, duke u kërkuar që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.