Një sipërfaqe e konsiderueshme pyll ahu në Rrajcë të Prrenjasit është përfshirë nga flakët pasditen e së martës, zjarr i cili vazhdon ende. Në një terren të vështirë malor ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, e gjtihë puna për fikjen e zjarrit po bëhet me mjete rrethanore, por duket se era po favorizon përhapjen e flakëve. Ekipi i zonave të mbrojtura, zjarrfikëset e Prrenjasit dhe Elbasanit, por edhe banorë të zonës po luftojnë me flakët. Zjarri është vlerësuar i qëllimshëm dhe është kërkuar vënia para përgjegjësisë e autorëve të cilët janë identifikuar tashmë nga policia.