Top Channel/ “Digjen” policët e drogës. Punishte hashashi në Kutalli, hetohet zinxhiri komandues
19/11/2022 12:09

Gjithë zinxhiri komandues i policisë së Beratit dhe policët e zonës që duhet të kontrollonin territorin e fshatit Drenovicë të Beratit, ku u zbulua një fermë e mirëfilltë e kanabisit kanë marrë ecuri disiplinor nga drejtoria e standarteve profesionale në Policinë e shtetit. Kjo masë ka ardhur pasi në fshat prej gati një muaji ishte ngritur një punishte hashashi pa rënë në sy të askujt dhe policia është e pazonja të kthejë përgjigje se ku ishte kultivuar droga që përpunohej në sera dhe ku u transportua droga e përpunuar.