Dy ndërtesa, në të cilat banonin disa familje, u përfshinë nga zjarri mbrëmjen e së dielës, në qytetin e Shkodrës. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke djegur plotësisht dy banesa dhe duke dëmtuar edhe dy të tjera. Dhjetëra forca zjarrfikëse ishin në vendin e ngjarjes, ku pas disa orësh arritën të izolonin zjarrin.