Edhe Dibra është përfshirë nga reshje dëbore këtë të enjte, edhe pse ndodhemi në mars. Trashësia e dëborës arrin në 5 centimetra në qytet dhe 15 cm në zonat malore. Nuk raportohen zona të bllokuara deri më tani. Akset kombëtare Peshkopi-Bulqizë dhe Peshkopi -Kukës janë të kalueshme dhe pa probleme.