Shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Hagë për të mbështetur ish krerët e UCK-së, e për të kërkuar drejtësi për ta. Kjo është edhe motoja e protestës paqësore të tyre: “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”. Milaim Gashi ka udhëtuar drejt qytetit holandez nga Freiburgu i Gjermanisë për të ngritur zërin ndaj asaj që e konsideron një padrejtësi të madhe.