Fshehtësia që rrethon detajet e dialogut Kosovë-Serbi po kthehetnë burim krizash sipas Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin. Fakti që nuk jepen publikisht detaje nga takimet e ndërmjetësuesve perëndimorë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçic, është sipas tij sinjal se ekziston bllokada në procesin e bisedime.