Dështimi i takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi një ditë më parë duket se iu faturua Albin Kurtit dhe tre kërkesave të paraqitura prej tij si kusht për bisedime me presidentin serb Aleksandar Vucic. Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell pohoi se takimi nuk u zhvillua për shkak të refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë dhe bëri publike kërkesat e Kurtit.