Top Channel/ Dhurata e Kim për ditëlindjen e Putin! Çfarë fshihet pas aleancës Rusi-Kore e Veriut?
08/10/2024 23:12

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar një mesazh për ditëlindje presidentit rus Vladimir Putin, duke e quajtur atë shokun e tij më të ngushtë. Kim, duke uruar Putinin për ditëlindjen e tij të 72-të, shtoi se marrëdhëniet midis dy vendeve do të ngrihen në një nivel të ri, teksa marrëdhëniet midis Phenianit dhe Moskës janë thelluar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, një veprim që ka shqetësuar Perëndimin. Më vete të martën e 7 tetorit, Kim tha se Pheniani do të përshpejtojë hapat për ta bërë vendin e tij një superfuqi ushtarake me armë bërthamore. Sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut KCNA, Kim vlerësoi marrëdhëniet midis të dy vendeve, duke thënë se ato ishin bërë të pathyeshme dhe të përjetshme, që nga vizita e Putinit në Phenian në qershor. “Takimet dhe lidhjet miqësore mes nesh do të japin një kontribut pozitiv për konsolidimin e mëtejshëm të themelit të përjetshëm të miqësisë DPRK-Rusi”, shtoi ai, duke iu referuar Koresë së Veriut me emrin e saj zyrtar, Republika Popullore Demokratike e Koresë. Në fillim të këtij viti, Putin dhe Kim nënshkruan një marrëveshje duke u zotuar se do të ndihmonin njëri-tjetrin në rast të agresionit kundër secilit vend, megjithëse ishte e paqartë se çfarë do të përbënte agresion.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50