Pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës që prej 9 gushtit, janë vetëdorëzuar në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat kërkoheshin pasi akuzohen se kanë dhunuar modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe. Sipas njoftimit të policisë e dy motrat janë vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme, ku njërës prej tyre thuhet se i është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje’.