Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, Kleanth Laçi, është dhunuar fizikisht nga tre persona. 59-vjeçari është thirrur nga autorët për t’u sqaruar për një ngjarje, e më e kanë dhunuar duke përdorur mjete të forta në pjesën e kokës, fytyrës dhe pjesëve të sipërme të trupit. Familjarët e mësuesit kanë njoftuar policinë, e më pas e shoqëruan Laçin për në Spitalin e Gjirokastrës ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Pavarësisht plagëve të marra, spitali i Gjirokastrës konfirmoi se gjendja fizike e mësuesit është jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët mbeten ende të paidentifikuar.