Top Channel/ Dhunohet Demaliaj, rrëfen bisedën me autorët: Ja ç’më thanë para se të më godisnin
01/07/2026 23:13

Analisti i njohur Ilir Demalia ka rrëfyer për Top Channel për dhunën me të cilën u përball mëngjesin e mërkurës sapo doli nga shtëpia. Demalia thotë se u dhunua nga dy persona pikërisht se bëri një detyrë qytetare, të cilën çdo qytetar i këtij vendi duhet ta bëjë, të denoncojë çdo rast shkelje të cilën vëren apo përballet. “Mirë le të themi jam. Kam një dhimbje në qepallën e syrit, ka një çarje tek vetulla, është qepur. Tani e ndiej që kam dhimbje në sy. Do të bëj kontrolle më vonë. Në fakt përpara një muaji, unë bëra një detyrë që duhet ta bëjë çdo qytetar. Që këto cubat, që dje kanë qenë baballarët e këtyre spiunave të sigurimit që kanë futur njerëz në burg, këta janë ata palaço cuba që sundojnë sot shoqërinë. Këtu fajin e ka shteti, sepse shteti ka lënë këta cuba të bëjnë si të duan vetë. Unë sjell në vëmendje që nëse ke për të dalë nga pallati, nuk del dot, sepse aty ka parking makinash. Aty vjen policia të vendosin gjoba dhe të lirojnë një ditë. Të nesërmen vazhdojnë prapë. Pastaj sot po dilja nga shtëpia, nuk e kisha lajmëruar policinë, po policia bën detyrën e vet dhe çdo qytetar duhet ta bëjë, pra ky është edhe defekti i shoqërisë sonë, se qytetarët kanë frikë të mbrojnë vetveten nga pakicat rrugaçërore të cubave, që bëjnë ligjin tek njerëzit normal që duan të jetojnë qetësisht, për këto cuba nuk kam mëshirë edhe pas kësaj që ndodhi, nuk i fal asgjë. Nuk është rastësi, nuk është aksident. Kur dola më thanë që çfarë ke bërë, ke thirrur policinë, me fjalorin që dinë të përdorin ata”, tha Demalia. Demalia nuk e lidh dhunën me qëndrimet e tij publike apo politike edhe pse, për shkak të këtyre qëndrimeve përballet me urrejtje dhe kërcënime të vazhdueshme. Ai vë në dukje se në këtë vend çdo njeri që punon, është i suksesshëm, apo qoftë edhe që ka mendime të ndryshme nga turma përballet me urrejtje. Urrejtja dhe dhuna sot kanë pushtuar Bulevardin thotë Demalia, teksa siç shprehet ai thirrje të vazhdueshme dhune bëhen në sy të fëmijëve. “Kur dola më thanë që çfarë ke bërë, ke thirrur policinë, me fjalorin që dinë të përdorin këta, që fatkeqësisht e ke përditë në Bulevard atë fjalor. Pavarësisht se thonë nuk ka dhunë, dhunë verbale ka gjatë 24 orëve. Kështu në këtë psikologji, marrin edhe fëmijët aty i mësojnë me këtë fjalor dhe fëmija rritet me atë urrejtje. Dhe do të kemi këtë prodhim kafshëror që kemi nëpër rrugët e Tiranës dhe rrugëve të tjera të Shqipërisë. Pra shteti duhet të marri masa të pamëshirshme”, tha ai. Ilir Demalia, sapo la spitalin, deklaroi se nuk do të heshtë në mendimet e gjykimet e tij, e as ndaj denoncimeve të shkeljeve si detyrë qytetare, ndërkohë i bëri thirrje sidomos medias të luajë një rol të madh sensibilizues në përçimin e mesazheve kundër gjuhës së urrejtjes.

Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03