7 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për plagosjen e kancelarit të Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi, mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ndodhi në rrugicat e kalasë teksa 51 vjeçari kthehej për në shtëpi. Ai është goditur disa herë me leva në kokë e trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.