Mes reagimeve që ka sjellë ngjarja e rëndë e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier, kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast. Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre.