Një 45- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit për dhunë në familje. Ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën asaj. Atij iu gjet dhe iu sekuestrua një kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe një thikë.