Ka degjeneruar në akte dhune protesta e grupeve anarkiste në kryeqytetin grek. Protestuesit kërkonin lirimin nga burgu të një prej anarkistëve më të njohur grekë, Jani Mihailidhi. Ekstremistët hodhën gurë dhe kokteile molotov kundër forcave të shumta të rendit, të cilat u përgjigjën me kimikate dhe ujë me presion.