Ekzekutimi në hyrje të gjykatës së Elbasanit i zonjës Liljana Buzo, nga ish bashkëshorti, e tronditi shumë opinionin publik. Por drejtuesja e Linjës Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza tregon, se në një ditë të vetme marrin rreth 20 telefonata nga gra dhe vajza, të cilat përjetojnë dhunë fizike, apo psikologjike dhe emocionale nga bashkëshorti apo bashkëjetuesi.