Top Channel/ Dhuna ndaj gruas, arrestohet 33-vjecari në Tiranë. Mbi 300 të arrestuar në një vit
08/12/2022 15:50

Kryeqyteti rezulton qarku me më shumë denoncime për dhunë në familje në Shqipëri. Kjo për shkak edhe të popullsisë të dendur. Ndërkohë që nga të dhënat që Top Channel ka siguruar nga Policia e Shtetit gjatë këtij viti kanë rënë në pranga 300 dhunues kryesisht bashkëshortë. Rasti më i fundit është shënuar në rrugën “Qazim Vathi” në kryeqytet ku 33 vjeçari Armando Shabani shkoi në farmacinë ku ishte e punësuar bashkëshortja dhe me dhunë e çoi në një lokal dhe pas refuzimit të saj për pajtim e dhunoi, edhe pse ajo ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Forcat e komisariatit nr 4 të cilët e arrestuan në flagrancë për 3 vepra penale Heqje e paligjshme e lirisë, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.