Një 33-vjeçar në Tiranë ka marrë me forcë bashkëshorten e tij nga puna, e ka çuar në një lokal pa dëshirën e saj dhe e ka dhunuar fizikisht. Amarildo Shabani, i cili banonte në Tiranë, u arrestua nga policia për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.