Dhjetori nis si një vijimësi e vjeshtës, me mot të ngrohtë dhe reshje të pakta. Problem do të jetë lagështira e lartë. Masa e ftohtë që erdhi kryesisht nga Poli i Veriut drejt Ballkanit bëri që në ditët e fundit të nëntorit, edhe pse në stinën e vjeshtës, të kemi vlera negative, madje edhe reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit.