Top Channel/ Dhjetëra të helmuar! Drejtoresha e Spitalit të Vlorës: Gjendja shëndetësore në kontroll
25/08/2023 21:12

Drejtoresha e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhen fëmijët e helmuar polak, të cilët po marrin mjekim në urgjencë. Sipas Mersinit, turistët e moshave 14-15-vjeç janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale dhe gjendja e tyre tashmë është nën kontroll. “Janë turist nga Polonia të moshës 14 dhe 15 vjeç. Situata ka ardhur pasi këta fëmijë kanë udhëtuar gjithë ditën, pasi kanë ardhur nga Shkodra që prej mëngjesit dhe kanë marrë anijen për në ishullin e Karaburunit. Janë paraqitur me çrregullime gastrointensinale, por situata është nën kontroll. Pra është thjesht ndodhemi në alarm për shkak të numrit të lartë të fëmijëve, por gjendja e tyre ndodhet nën kontroll”- tha Mersini. Nëse do të flasim nga të dhënat paraprake, nga komunikimet që keni pasur me ta, bëhet fjalë për helmim nga ushqimet e konsumuara në anije, apo nga ushqimet që kanë marrë me vete? “Ky është një shqetësim që ngrenë mjekët. Në momentin që na vjen një person me çrregullime gastrointensinale, fillojmë hetimin. Është hetim epidemiologjik dhe gjithë skuadra e hetimit është duke kryer analizat përkatëse dhe shumë shpejt do të dalim në një konkluzion të tillë. Këta janë fëmijë dhe edhe vapa, edhe qëndrimi në diell në Karaburun mund të jetë një arsye e dytë që ka shkaktuar situatën. Kështu që pa dalë analizat, pa dalë rezultatet e para, pa u kryer hetimi, ne nuk mund të japim një konkluzion. Gjendja shëndetësore e tyre është nën kontroll, si çdo lloj shqetësimi tjetër gastrointensinal. Thjesht alerti që ne japim, kuptohet vjen nga shqetësimi që kemi. Autobusi i fëmijëve, siç e shikoni, janë të gjithë fëmijët polak që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Është një numër prej 50 fëmijësh në autobus, por këta janë fëmijë që nuk kanë paraqitur shqetësime. Fëmijët që kanë paraqitur shqetësime, numri i tyre është diku rreth 20-ës”- tha Mersini. Shefja e repartit të Urgjencës në Spitalin e Vlorës, Lorena Arapaj ka deklaruar se krahas fëmijëve në Urgjencë, 7 të mitur janë dërguar në repartin e pediatrisë për trajtim. Për mediet, Arapaj sqaroi se simptomat me të cilat ishin paraqitur fëmijët janë të vjella, dhimbje stomaku, dhimbje barku. “Situata ishte alerte në momentin e mbërritjes. U paraqitën 20-25 fëmijë mbi 14 vjeç, ndërsa 7 fëmijë ndodhen në repartin e pediatrisë. Aktualisht situata është e menaxhuar. Janë në përgjithësi gastrointerite, që paraqiten me simptomat barkë, të vjella, dhimbje barku, dhimbje stomaku. Fëmijët kanë ardhur me autobus nga qyteti i Shkodrës. Po bëhet depistimi epidemiologjik dhe nuk e dimë nëse kjo është si pasojë e ekspozimit të tepërt në diell apo si pasojë e konsumimit të ushqimeve që kanë bërë gjatë rrugës”- tha Arapaj.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00