Më 19 qershor, bizneset që punonin me çadrat dhe shezlongët në plazhet e bashkisë Himarë ngritën shqetësimin se qershori po mbaronte dhe ata ende s’kishin marrë lejen për shfrytëzimin e bregdetit. 10 ditë pas kësaj ngjarje, ministria e turizmit përgjegjëse për këtë proces nuk dha asnjë zgjidhje. Në plazhet e bregdetit shumë pak biznese kanë marrë lejen ndërsa pjesa tjetër që kanë punuar për dhjetra vjet aty, nuk kanë lejen dhe nuk po marrin përgjigjje.