Top Channel/ “Dha jetën për liri” Navalny përkujtohet jashtë e brenda Rusisë: Sot mbushte 48 vjeç!
04/06/2024 18:44

Pavarësisht paralajmërimeve të autoriteteve ruse për tubimet e paautorizuara shumë njerëz kanë shkuar në varrin e kritikut më të fortë të Kremlinit, Aleksey Navalni, i cili vdiq në mënyrë misterioze më 16 shkurt në një burg në Arktik, ku vuante dënimin për akuzat për ekstremizëm në lidhje me aktivitetet e Fondacionit të tij Kundër Korrupsionit. Ashtu si edhe ditën kur u varros, rusët i sfiduan autoritetet dhe vunë lule mbi varrin e Navalnit, në ditën e ditëlindjes së tij. Ndërkohë familjarët e tij e kanë përkujtuar Navalnyn, jashtë Rusisë. E veja e tij, Yulia Navalnaya, 4 qershorin, ditën kur lideri i vdekur i opozitës ruse do të mbushte 48-vjeç e përkujtoi përmes një shërbese në Kishën e Shën Marisë në Berlin të Gjermanisë. “Në këtë ditëlindje, jo vetëm që nuk harrojmë, do vazhdojmë me kauzën për të cilën ai dha jetën dhe vdiq. Lirinë. Lumturi dhe bekime për të gjithë njerëzit që ngrihen për liri”, thuhej në mesazhin e shpërndarë nga kisha.Vdekja e Navalnyt sipas autoriteteve në Moskë erdhi për shkaqe natyrale, por pikëpyetjet u ngritën që prej faktit që autoritetet nuk e dorëzuan trupin e tij tek familjarët për gati një javë. E para që akuzoi Presidentin Putin për vrasjen e tij ishte, bashkëshortja e Navalnyt, Julia, por edhe liderë perëndimore, përfshi presidentin amerikan Joe Biden kanë thënë se mbajnë Moskën përgjegjëse për vdekjen e tij. Aleksey Navalny u arrestua në janar të vitit 2021, menjëherë pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u trajtua pas helmimit me agjentin nervor noviçok. Ndonëse akuzonte vazhdimisht rivalin e tij Putin, se kishte urdhëruar helmimin e tij, Navalny e sfidoi atë duke u kthyer në Rusi në janar të vitit 2021, ku u arrestua me një akuzë për shkelje të lirimit me kusht dhe u dënua disa herë, për disa akuza, duke e lënë për 30 vite pas hekurave.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21